TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 12:11

Niko Peleshi voton në Korçë, iu bën thirrje qytetarëve: Pjesëmarrje e lartë, dilni votoni

Shkruar nga Pamfleti

Niko Peleshi voton në Korçë, iu bën thirrje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka votuar në lagjen ku banon në qytetin juglindor, së bashku me bashkëshorten e tij.

Në një prononcim për mediat pas votimit, ai deklaroi se procesi në të gjithë Korçën dhe bashkitë e qarkut ka nisur normalisht, me qetësi dhe në frymë qytetarie.

“Siç e meriton kjo ditë. Për mua, 11 maji nuk është thjesht një datë e zakonshme zgjedhjesh, por një ditë e rëndësishme për vendin, në prag të përmbylljes së një etape kyçe të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Peleshi.

Ai kërkoi nga qytetarët që të votojnë pasi siç tha, mandati i ardhshëm  për PS është vendimtar për realizimin e reformave të dakorduara me BE-në, ndërsa procesi zgjedhor është një ndër momentet kulmore të funksionimit të demokracisë.

“Të përmbyllim këtë ditë pa incidente, me standarde të larta dhe me pjesëmarrje dinjitoze. Le të prodhojmë raportin më të mirë zgjedhor në historinë tonë demokratike”, tha Peleshi.

Duke iu referuar të dhënave të marra nga koordinatorët e terrenit dhe nga selia e partisë, ai shtoi se pjesëmarrja në orët e para të mëngjesit duket më e lartë në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë.

Lini një Përgjigje