
Sot po zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku do të kërkohet votëbesimi i demokratëve, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Berisha shprehet ky fundvit shënon fundin e në dekadë që vendi ynë qeveriset nga Rilindja dhe ka humbur shpresën. Sipas tij të rinjtë nuk kanë të ardhme më dhe vendi po dergjet në varfëri dhe skamje.
“Jemi në mbyllje të vitit 2023, sot ju ftoj të bëjmë një reflektim të thellë sepse ky fundviti shënonin fundin e një dekade që qeverisemi nga Rilindja, një dekadë nga më të zezat në historisë e Shqipërisë, ku humbën votën e lirë, Kombi humbi shpresën dhe 1/3 e gjakut të tij. Shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetit.
Sot kombi ynë është shpresëhumbur dhe vajton, të rinjtë nuk gjejnë të ardhme, një komb që lëndon sepse trupi i tij është kaplua nga metastazat e drogës dhe krimit., dergjet në varfëri e skamje sepse është më i plaçkituri”, tha Berisha.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gazment Bardhi dhe deputetët e grupit të tij, kanë bojkutuar Kuvendin e Rithemelimit të Sali Berishës.
Ndryshe nga herët e tjera, në krah të Sali Berishës është shfaqur e bija, Argita, e cila ka filluar daljet në publik pas arrestimit të bashkëshortit për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
Argita, pas daljes tek Grida Duma, duket se ka ambicie t’i hyjë politikës.
Sot asnjë prej deputetëve të grupimit të Bardhit, nuk ka shkuar në Kuvendin e thirrur për votëbesimin e Sali Berishës, në krye të një partie që nuk ka as emër, as vulë dhe as logo.
Kjo ka qenë edhe një nga çështjet më të diskutuara.
Lini një Përgjigje