
Tensionet në zonën e Matit janë ndezur në orët e fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit. Partia Socialiste ka dalë me një denoncim të drejtpërdrejtë ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar se në KZAZ nr. 16 ka emëruar komisionerë me të kaluar kriminale dhe precedentë penalë.
Sipas PS-së, disa prej këtyre individëve janë subjekt i ndjekjes penale dhe nuk përmbushin asnjë kriter ligjor për të qenë pjesë e administratës zgjedhore. Ajo kërkon hetim të menjëhershëm nga organet shtetërore dhe largimin e tyre nga funksionet përkatëse. Për më tepër, kërkohet edhe procedim penal për deklarim të rremë në dokumentet e dorëzuara për përzgjedhjen në KZAZ.
Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë reaguar ende publikisht mbi akuzat. PS paralajmëron se nëse nuk merren masa, rrezikohet besueshmëria e procesit në të gjithë qarkun.
Lini një Përgjigje