Politike11 Dhjetor 2023, 12:35

Rama kërcënon deputetët e PS: Doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme?

Shkruar nga Pamfleti
Rama kërcënon deputetët e PS: Doni t’ju çoj në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve angazhim më të madh. Ai ka shprehur pakënaqësi ndaj shumicës së deputetëve socialistë për angazhimin e tyre në komisione parlamentare dhe seancat plenare.

Në fjalën e tij, Rama u tha deputetëve socialistë se mund të shkojnë edhe në zgjedhje të parakohshme në rast se kjo situatë vijon kështu.

“A doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme që silleni kështu,” raportohet se u ka thënë Rama në formë presioni.

Rama është treguar i ashpër me ligjvënësit socialistë që mungojnë në Kuvend, duke thënë se ka vështirësi në mbledhjen e numrave.

Nga ana tjetër, Rama konfirmoi se do të vazhdojë 'goditjet' ndaj opozitës parlamentare.

Rama tha se do miratohen edhe ndryshimet në rregullore, që përjashtojnë masa ekstreme për deputetët, duke përfshirë edhe përjashtimin me 60 ditë.

Edhe marrëveshja për emigrantët me Italinë do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor.

edi rama deputetët e ps