
Rikthehet hegjemonia në radhët e kandidatëve të Enkelejd Alibeajt.
Vetëm pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kandidati për bashkinë e Mirditës Mark Ruçi është tërhequr nga gara.
Ruçi ka dorëzuar dorëheqjen dhe do të mbështesë kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Albert Melyshi.
Pak ditë më parë u tërhoqën nga gara edhe 4 kandidatë të tjerë. Bëhet fjalë për Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreton në Librazhd.
Kandidati i Korçës, Gjata, konfirmoi zyrtarisht tërheqjen nga gara bashkë me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak. Të gjithë të dorëhequrit kanë deklaruar se do të mbështesin kandidatët e Berishës. Ndërkohë nga grupi i Alibeajt ka pasur akuza se kandidatët e tij po përballen me presione që të tërhiqen nga gara.
Pas këtij largimi, Alibeaj do garojë për kryetarë bashkie në 15 zona.
1. Bashkia Vau-Dejës- Klomentina Drini
2. Bashkia Dibër– Naim Gazidede
3. Bashkia Kamëz- Bilbil Bajraktari
4. Bashkia Tiranë- Roland Bejko
5. Bashkia Dimal- Dritan Sula
6. Bashkia Kucovë – Ilirjan Koxhaj
7. Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj
8. Bashkia Polican -Florjan Qama
9. Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj
10. Bashkia Patos- Pranvera Rizaj
11. Bashkia Gjirokastër -Shemsho Lamaj
12. Bashkia Këlcyrë- Adriatik Spahiu
13. Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
14. Bashkia Finiq- Leonidh Papa
15. Bashkia Sarandë- Skënder Muço.