
Kuvendi ka ndërprerë punimet me kërkesë të Grupit Parlamentar socialist, ndërsa Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi 10 minuta pushim.
Gjithçka ndodhi për shkak të replikave në distancë mes Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, dhe Flamur Nokës, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Teksa Balla po fliste lidhur me kërkesën e paraqitur nga PD se kishte tërhequr mbështetjen për kandidatët që garojnë për Avokat të Popullit, Flamur Noka ndërhyri disa herë nga vendi, duke i ndërprerë fjalën.
Gjatë replikave, Noka e quajti Ballën “injorant”, çka detyroi kreun e grupit të PS-së që të kërkoi nxjerrjen jashtë të deputetit demokrat.
“Unë nuk do të flas derisa ai të dalë jashtë sallës së Kuvendit”, tha Balla.
Lini një Përgjigje