TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 20:12

Pas përplasjeve me policinë, Berisha shpall fundin e protestës: Do të përleshemi me Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Pas përplasjeve me policinë, Berisha shpall fundin e protestës:
Sali Berisha

Berisha tha se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë.

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në deklaratë për mediat nga selia blu, sinjal ky për të shpallur fundin e protestës. Berisha i është drejtuar Edi Ramës, ku tha se nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet. Kryedemokrati shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë. 

Berisha i bëri thirrje policisë të lirojë 25 të shoqëruarit dhe të mos kthehen në shërbëtorë të Edi Ramës.

Sali Berisha: E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.
Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës.

Lidhur me datën kur do mbahet protesta e radhës, Berisha tha se do e njoftojë.

sali berisha protesta pd

Lini një Përgjigje