Politike23 Shkurt 2024, 18:02

“PD gati për zgjedhje të parakohshme”, Korreshi: PS i bie kusisë e tiganit

Shkruar nga Pamfleti

“PD gati për zgjedhje të parakohshme”, Korreshi: PS i bie

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për aksionin opozitar dhe protestën e zhvilluar më datën 20 shkurt.

Korreshi u ndal te zgjedhjet e mundshme të parakohshme, duke theksuar se PD është gati dhe gjithmonë ka pasur ofertë për qytetarët.

“PD gjithmonë ka pasur ofertë në çdo palë zgjedhje, ndërkohë që PS i ka rënë kusisë, tiganit, legenit dhe gërnetës dhe përsëri ka fituar me mënyrat e saj me të gjithë ato që dimë tashmë se si i ka vjedhur zgjedhjet.

PD duhet të jetë gati edhe për ato zgjedhjet e parakohshme por kjo nuk duhet të na vërë në gjumë.

Në shumë takime me shumë djem që duam të ringrejmë strukturat, të cilët ishin demotivuar duke u marrë me punët e tyre bizneset private për t’ju rikthyer edhe njëherë dëshirës për të fituar.

Me sa shoh, pavarësisht ikjeve kam besimin se do t’ja arrijmë dhe do të kemi rezultat edhe më të mirë se 2021. Nuk po rrimë.

Çunat janë karikuar, sidomos mbas arrestimit të 6 çunave nga Lushnja sot janë liruar dy të fundit.

Më çuditën çunat sot se i kishin pyetur disa nga ata që ishin liruar më herët në komisariate se ‘hë do vini më?’ dhe ata i kishin thënë që tani që na futët brenda jemi 2-fish të karikuar”, ka thënë Korreshi në një intervistë në televizionin Syri.

saimir korreshi partia demokratike