Politike23 Shkurt 2024, 16:10

Betejë në Kushtetuese për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Parlamenti noterizon korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti

Betejë në Kushtetuese për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Parlamenti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se beteja për Zonat e Mbrojtura nuk ka përfunduar pavarësisht miratimit të ligjit në parlament.

Ajo paralajmëron se opozita do ta çojë ligjin në Kushtetuese nëse edhe Presidenti do ta firmosë.

Sipas Tabakut miratimi i këtij ligji është një akt i paprecedentë.

“Ligji në thelb është një ligj që shënon një hap tjetër ndaj prishjes së zonave të mbrojtura, kapjes së investimeve strategjike në këto zona por njëkohësisht edhe shkeljes së direktivave të BE.

Kam qenë në kontakt me kolegët e Parlamentit Europian, me Komisionin Europian për ta ngritur këtë në një nivel tjetër. Por sigurisht që beteja do të vazhdojë, në koordinim me gjithë shoqërinë civile dhe në mbështetje të tyre në momentin që do të shkojnë tek presidenti, do të përgatisim njëkohësisht dhe padinë për Gjykatën Kushtetuese.

Parlamenti i Shqipërisë ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, në një moment shumë të rëndësishëm por sidoqoftë, çdo ligj që kalon këtu, çdo akt që miratohet këtu të jetë në frymën dhe në germën e legjislacionit të BE-së. Nuk mund të pranojmë më, ligje të tilla që thjesht noterizojnë korrupsionin”, shkruan Tabaku në reagimin e saj.

jorida tabaku zonat e mbrojtura