TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 11:06

PD triumfoi në Kavajë, reagon Hysen Kadiu: Vullneti i demokratëve për ndryshim vulosi fitoren

Shkruar nga Pamfleti

PD triumfoi në Kavajë, reagon Hysen Kadiu: Vullneti i demokratëve

Hysen Kadiu ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Kavajë. Ai doli më i votuari i primareve në qarkun Tiranë, por u la jashtë listës së mbyllur të PD. Pas kësaj, Hysen Kadiu vendosi të lejë garën.

Ai shprehet se përballë çdo padrejtësie të kundërshtarit, qytetarët e Kavajës vulos me votën e tyre fitoren e PD. Kadiu thekson se triumfoi dëshira dhe vullneti i demokratëve për ndryshim.

“Kavaja tregoi edhe një herë se, përballë çdo vështirësie, triumfon dëshira dhe vullneti i demokratëve për ndryshim.

Përballë çdo padrejtësie të kundërshtarit dhe jo vetëm, kavajasit vulosën me votën e tyre fitoren e PD-së. Puna dhe angazhimi i demokratëve të Kavajës dëshmuan se, përballë vështirësive të regjimit dhe lojërave meskine të atyre që u dhurohen vende në listën e sigurt, fitimtarë dalin ata që punojnë me seriozitet dhe përkushtim, pa u përfshirë në lojërat e pushtetit dhe duke u përqendruar te nevoja që kanë qytetarët për ndryshim.

Krenar për Kavajën dhe qytetarët e saj, ata që treguan sot e gjithmonë se demokracia triumfon në qytetin ku nisi lëvizja për ndryshimin e madh të viteve ’90. Një dëshirë dhe vullnet që nuk e ndal dot askush”, ka shkruar Kadiu.

Lini një Përgjigje