Politike24 Maj 2023, 22:10

Përçarja e opozitës, Bamir Topi: PD-ja shërohet vetëm nëse largohet Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Përçarja e opozitës, Bamir Topi: PD-ja shërohet vetëm

Ish presidenti, Bamir Topi duke komentuar situatën brenda Opozitës, tha se ka vetëm një mënyrë që mund të sjellë bashkimin e PD-së.

Në një intervistë emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, ai tha vetëm nëse goditet me forcë figura e Berishës dhe arrihet largimi i tij nga partia, mund të vijë një bashkim i PD-së.

Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Me këtë ton dhe siguri i takon të flasë atij. S’po e dëmtojmë fizikisht, por në planin politik, Berisha nuk i la pjesë vetes të konservohej. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera. Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje“, tha Topi.

bamir topi berisha pd