
Pas deputetit Klevis Balliu, nga seanca e sotme plenare është përjashtuar edhe deputeti i PD Flamur Noka.
Kryetari i Kuvendit përjashtoi Nokës pas ndezjes së flakadanëve në seancë. Gjithashtu, deputeti Noka i ka hedhur ujë një gardisti.
Ndërkohë, deputeti Bledion Nallbati u konfliktua fizikisht me Gardën.
Ndërsa Avokati i ri i Popullit Endri Shabani, u betua në Kuvend mes tensioneve nga kampi opozitar dhe më pas u largua. Ai përshëndeti me një puthje me dorë deputetët e opozitës përpara se të ikte. Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën. Por mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e mazhorancës.
Lini një Përgjigje