TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 10:34

Sherri në Kuvend, Peleshi përjashton nga seanca Balliun

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Kuvend, Peleshi përjashton nga seanca Balliun

Deputeti demokrat Klevis Balliu është përjashtur nga seanca plenare. Seanca ndodhet në kaos pasi deputetët e PD bllokuan Foltoren dhe karriget e ministrave.

“Lejoni parlamentin të zhvillojë punime. Zoti Balliu është përjashtuar nga seanca. 5 minuta pushim derisa zoti Balliu të lërë sallën”, tha Peleshi, kryetari i Kuvendit.

Opozita shkaktoi tensione në Kuvend duke zaptuar karriget e ministrave dhe rrëzuar karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, deputeti Balliu ka vijuar revoltën së bashku me deputetët e tjerë.

 

Lini një Përgjigje