Politike11 Dhjetor 2023, 10:36

Rama mbledhje me dyer të mbyllura me grupin e PS

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledhje me dyer të mbyllura me grupin e PS
Edi Rama

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura do të diskutohet për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim.

Në mbledhjen e deputetëve të PS mund të diskutohet edhe për çështjen e Arben Ahmetajt nëse do të ketë ose përjashtim të tij nga grupi parlamentar, i cili ndodhet në kërkim nga SPAK.

Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Projekt ligji për lojërat e fatit dhe ajo për shtetësinë që është kthyer nga Presidenti Begaj janë dy çështje të tjera që pritet të diskutohen në mbledhjen e grupit të PS.

edi rama