Propaganda elektorale 3 ditë para ka bërë që në aeroportin e Vlorës të ulet sot avioni i parë.
Bëhet fjalë për fluturimin e parë certifikues.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Pas certifikimit të pistës sot, më pas nisin edhe testet e hapjes graduale, për certifikimin përfundimtar të aeroportit.
Aeroporti i Vlorës ka pistën më të madhe në Ballkan, 3,2 kilometra. Ai do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë.
Aeroporti i Vlorës do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.
Lini një Përgjigje