
Kreu demokrat Sali Berisha iu bashkua protestës në bulevardin ‘Zogu I’ përmes të cilës synohet kundërshtimi i rezultatit të zgjedhjeve, rreth 90 minuta pasi mbështetës të opozitës ishin mbledhur me thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve dhe qeveri teknike.
Berisha, i cili iu bashkua protestuesve, menjëherë pas kthimit nga Brukseli, tha se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura
“Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama.
Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.
Forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës.
U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.
U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime.
Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë”, tha Berisha.
Ai theksoi se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator.
Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve të tij, tha se faktet dhe provat e manipulimit zgjedhor do të mbërrijnë në ccdo kancelari europiane dhe botërore, duke theksuar se në betejën për zgjedhje të lira kemi shumë aleatë.
Lini një Përgjigje