
Edi Rama ka intensifikuar mbledhjet dhe kontrollin brenda PS pas sinjaleve për rritje të pakënaqësisë në parti dhe në publik. Dy mbledhje në pak javë, përjashtimi i zërave kritikë nga aktivitetet dhe përpjekja për të centralizuar institucione si Kadastra tregojnë një strategji për disiplinim të brendshëm. Sondazhet e PS flasin për rënie mbështetjeje, ndërsa tensionet me ndërkombëtarët dhe zhvillimet politike kanë shtuar presionin mbi qeverinë. Në këtë situatë, Rama po përpiqet të forcojë kontrollin për të shmangur një përçarje të brendshme...
Edi Rama po vepron me ritëm të pazakontë brenda Partisë Socialiste. Dy mbledhje në pak javë në Pallatin e Kongreseve dhe një agjendë që nuk lidhet me reforma, por me disiplinim.
Megjithëse më 11 maj mori 83 mandate, zhvillimet pas zgjedhjeve tregojnë një drejtim tjetër. Integrimi në Bashkimin Europian mbetet i bllokuar dhe përplasjet me ndërkombëtarët janë shtuar. Paralelisht, tensionet brenda PS janë bërë të dukshme.
Sot Rama mblodhi sërish deputetët, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve. Ndryshe nga herët e tjera, shmangu fjalimin e gjatë dhe kaloi direkt te strukturimi i mesazhit dhe kontrolli i linjës politike.
Drejtoresha e Kadastrës doli para grupit parlamentar për të dhënë shpjegime. Burime brenda PS konfirmojnë se po shqyrtohet mbyllja e degëve në rrethe dhe përqendrimi i institucionit në Tiranë. Kjo nuk është reformë administrative, por centralizim funksional.
Arbjan Mazniku raportoi mbi reformën territoriale, ndërsa Erjona Ismaili dhe dy zëdhënëse të Kryeministrit morën rolin e trajnimit të deputetëve për komunikimin publik. Ky është një sinjal i qartë se kontrolli nuk kufizohet më te vendimmarrja, por shtrihet edhe te fjala.
Në të njëjtën kohë, PS ka vendosur të nisë një tur kombëtar me emrin “Punët për Shqipërinë”. Deputetët dhe ministrat do të dalin në terren javën e ardhshme. Nga ky organizim janë lënë jashtë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, dy figura që kanë mbajtur qëndrime kritike. Pra duket se Rama do të tentojë të justifikojë dështimet në 3 mandate.
Të dhënat nga sondazhet e brendshme mujore të PS tregojnë rritje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes. Kjo shpjegon edhe intensifikimin e daljes në terren dhe përpjekjen për të rikontrolluar narrativën publike.
Brenda partisë, situata është më e tensionuar se sa pranohet publikisht. Erion Braçe nuk është i vetmi zë kritik. Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali nuk morën pjesë në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut, duke thyer një vendim politik të grupit. Taulant Balla paralajmëroi masa, ndërsa Spiropali reagoi publikisht. Në mbledhjen e sotme, ajo u vendos në fund të sallës, një sinjal i drejtpërdrejtë politik.
Në një mbledhje të mëparshme, sipas pjesëmarrësve, Rama u është drejtuar deputetëve me tone të ashpra: “Ju jeni këtu prej meje”, “Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh”, “Po të iki unë, PS mbaron”. Këto deklarata tregojnë raportin real të pushtetit brenda partisë.
Çështja e Kadastrës rikthehet në çdo cikël, jo për zgjidhje, por sepse mbetet një nga problemet më të prekshme për qytetarët dhe një instrument i drejtpërdrejtë ndikimi.
Të gjitha këto zhvillime lidhen në një pikë: Rama po përpiqet të mbyllë çdo hapësirë pakënaqësie brenda PS përpara se ajo të marrë formë politike. Lëvizjet e fundit nuk tregojnë forcë, por nevojë për kontroll.
Situata nuk është më vetëm elektorale. Ajo është brenda vetë strukturës së pushtetit. /Pamfleti
Në kohën kur bëri marrëveshjen me Lul Bashën dhe më pas e shpërbleu për prishjen e pallatit në Ujë të Ftohtë (Vlorë), në një faqe tjetër kam bërë një koment që Edvin e duan se është më i afti i "bandës"! Pa ja bërë qejfin vehtes, nuk kam gabuar.
PO TE KISHTE FAT SHQIPERIA ATJE DO DUHEJ TE BINTE NJE RAKETE DHE TE SHPETONTE VENDI NGA GJIITHE PLEHU HAJDUTET DHE KANCERI QE PO I SHKURTION JETEN POPULLIT E SHQIPERISE
Ligji 7501 ishte një ligj mostër. Por sot nuk po merem me Të. Nga viti 1991 u shpërdan "Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi". Kushti ishte që deri në korrik 1991 duhet të ishe banor i asaj njësie administrative. Kryetarët e komunave u bënë koka turku dhe ju imponua , por edhe u korruptuan dhe shpërndan AMTP edhe për dhjetra familje që nuk kishin banim në ato njësi. Por që AMTP të regjistroheshin duhej që ato lista duhej të konfirmohewshin nga Prefekti i Qarkut. Prefektët koka turku i zbatuan porositë urdhëra. Mirëpo një prefekt nuk pranoi të firmoste. E thirri Zeusi dhe e urdhërojë që të firmoste listat e përfituesve dhe të jepte urdhër për regjistrim në Z.R.P.P. Prefektit që nuk u bind ju dha një shans i dytë. Jep dorëheqjen. Jo kundërshtojë ai, jam themelues, kontribues dhe kam detyrime ndaj bashkëqytetarë të mi dhe më vjen edhe keq edhe turp të jap dorëheqjen. Por u gjetë zgjidhja. Prefektit i doli raporti me sëmundje që mund të kurohej vetëm jashtë. Prefekti i ri kreu detyrën e caktume. Bëhet fjalë për njësi administrative dhe qark elitar. Ky rastë është mostra. qarqet e tjera mund të kenë specifika të tjera. Kjo është Agjensia e Prefektxhinjëve, Kadrastrallinjëve , Kadastralleshave dhe Shefistëve të tyre në këto dekada. Dhe shteti nën këmbët e tyre.
COHU O POPULL IDIOT COHUUUUUUUUUUU
AI HALE SPIUN FERIT MALOK HOXHA QE ISHTE ME SHKU NE BURG E MORI RAMA SI VEGLEN PISE SPIUN QEW TA KERCENOJ QE TE SHPETOJ 5 BIZNESET QE I KA HAP ME LEKET SI SPIUN FRANCEZ AI HALE QE NUK KA TURP VLLAI KE AKSHI VAZHDON ME VJEDH TENDERA
Banda e kriminelëve u mblodh për të therur kopenë e radhës të deleve.Njëlloj sic thurin plane kundër kombit shqiptar çdo minutë , armiqtë më të mëdhenj të kombit tonë.Edhe këta kështu janë..Shërbëtorë të tyre...