TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 12:59

Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Elisën, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë

Shkruar nga Pamfleti

 

Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Elisën, e ulin në fund
Ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Regjia e Partisë Socialiste është kujdesur të servirë për mediat nga mbledhja me Grupin Parlamentar, se ku është pozicionuar Elisa Spiropali.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, nuk kishte një vend të mirë a le të themi të privilegjuar mes figurave të njohura të PS-së, por e kishin ulur diku në fund të sallës në një rresht me Zegjine Caushin.


Sigurisht që s’mund të jetë rastësi, por le të themi një “poshtërim” që i bëhet asaj pas zhvillimeve të fundit. Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën ku do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.

E po kështu dy ditë më pas pati një polemikë me kryetarin e grupit, Taulant Balla. Kujtojmë që edhe në seancën parlamentare kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve pas shkarkimit nga qeveria, Taulant Balla i kishte caktuar vend në fund të sallës mes deputetëve rishtarë.

Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të cohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vendin.

Teksa jemi në pranverë, duket se për Spiropalin është përpara një dimër i gjatë politikë pas përplasjes së heshtur me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.



rama poshtëron elisën e ulin në fund të sallës

2 Komente

  1. B
    BP

    Ndjekin shembujt e shokëve Enver dhe Sali.

    1. F
      Fiqiriu

      Në këtë moment nqs Znj. Spitopali do të ketë kurajon intelektuale të përballet me “të Madhin”, meriton solidaritet dhe mbështetje. Shqipërija dhe PS ka nevojë për njerëz që thonë dhe mbrojnë fjalën e tyre. “Petalet” të ashtëquajtura socialiste janë më se të pështira me heshtjen e tyre intrigante.

      Lini një Përgjigje