TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 14:30

Zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, kadastra dhe legalizimet fokusi i diskutimit

Shkruar nga Pamfleti

Prej më shumë se dy orësh ndërkohë po vijojnë diskutimet në grupin parlamentar lidhur me punën e Kadastrës.

Zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat,
Edi Rama me grupin e PS

Që prej orës 11:00 të kësaj të shtune, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillojnë një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist në Pallatin e Brigadave.

Prej më shumë se dy orësh vijojnë diskutimet në grupin parlamentar lidhur me punën e Kadastrës.

Pas raportimit të drejtoreshës së këtij institucioni, deputetët, sipas qarqeve, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime për çështje që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore dhe përmbylljen e hartave digjitale.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve.

Ndërkohë, sipas burimeve, në këtë mbledhje mungon edhe Belinda Balluku, pa u bërë ende të ditura arsyet e mospranisë së saj.

Diskutimet për Kadastrën

Pas fjalimit të kryeministrit, nisën raportimet nga eksponentë të lartë socialistë. E para raportoi drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Goxhobelli bëri një analizë të detajuar mbi reformën që ka nisur ky institucion. Ajo foli mbi të gjitha për aplikimet në çdo qark.

Pjesë e kësaj reforme, është dhe centralizimi i të gjitha degëve të Kadastrës në Tiranë që ka filluar nga Vlora dhe do të vazhdojë edhe me qarqet e tjera.

Pra qeveri kërkon të shkrijë Kadastrën në rrethe dhe të përqëndrohet gjithçka në kryeqytet.

Pas Goxhobellit, do raportojë bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Këtë reformë socialistët duken të vendosur ta mbarojnë deri në fund të këtij sesioni parlamentar, pra brenda 31 korrikut, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jetë funksionale për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pas prezantimit të Maznikut do të ketë diskutime dhe pyetje të përgjithshme.

Pas raportimit të Maznikut, do nisë dhe prezantimi i Strategjisë së Komunikimit që do bëhet nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Në konkluzionet e mbledhjes, do të flasë kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, e njëkohësisht kryeministri Edi Rama.

Nisma e re, turi “Punët e Shqipërisë”

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, u vendos që javën e ardhshme të nisë turi i socialistëve në të gjithë vendin, siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama disa javë më parë, që do niste një dialog me qytetart shqiptarë.

Javën e ardhshme deputetët, ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe të PS do të nisin një tur të quajtur “Punët për Shqipërinë”.

Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit.Ky tur do të vijojë në të gjithë vendin deri në 12 qershor kur shënohet dhe 35 vjetori i krijimit të PS.

Veç kësaj parafushate, kryetaret e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.

Elisa Spiropali dhe Erion Braçe 'jashtë' tryezës së PS

Elisa Spiropali dhe Erion Braçe janë lënë jashtë tryezës kryesore të punimeve, një fakt që dyshohet se lidhet me pozicionet e tyre aktuale, pasi nuk janë pjesë e kryesisë së grupit parlamentar apo drejtues të komisioneve.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, nuk kishte një vend të mirë a le të themi të privilegjuar mes figurave të njohura të PS-së, por e kishin ulur diku në fund të sallës në një rresht me Zegjine Caushin.

Sigurisht që s’mund të jetë rastësi, por le të themi një “poshtërim” që i bëhet asaj pas zhvillimeve të fundit. Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën ku do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.

E po kështu dy ditë më pas pati një polemikë me kryetarin e grupit, Taulant Balla. Kujtojmë që edhe në seancën parlamentare kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve pas shkarkimit nga qeveria, Taulant Balla i kishte caktuar vend në fund të sallës mes deputetëve rishtarë.

Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të cohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vendin.

 

zbulohen porositë e ramës grupi i ps

2 Komente

  1. O
    Olti

    Ne kadaster duhej t kish zbraku prokuroria .....mjafton t shohesh aplikime qe u eshte mara pagesa dhe s jane kthyer pergjigje dhe leket pas !? Eshte ne kufijte e organizates kriminale brenda shtetit ......dhe nese ka shtet me ashk duhet te meret !? Do dalin cudira ....madje ashk ka dhe mbivendosje me kopetenca gjykate .....qe.eshte e papranueshme !? Ka dhe raste kur ashk nuk njeh dokumentet po te legalizimeve ,bllokon ndarjen dhe saktesimin e Tyre a thua se kane tager ligjor per tu perplas brenda institutional pervec konsumim flagrant te abuzim me detyren ! Me pak fjale sia mbn kujt t meret me Ashk ! S DUAN TIA DINE PER ASNJE PUSHTET ,THJESHT JANE MBI LIGJIN. MOMENTALISHT ....SDO ZGJASE SHUME TE JENI TE SIGURTE

    1. O
      OLTI

      TE GJITHE QE JANE ATJE SI AI PABUKSI NGA KOPLIKU MINISTER I JASHTEM KANE VJEDHUR TOKA E KANE PROBLEME ME KADASTREN

      Lini një Përgjigje