TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 11:16

"Putin po i tërheq gjërat zvarrë", Starmer në Tiranë: Sot është mundësia të tregojmë se jemi të bashkuar!

Shkruar nga Pamfleti

"Putin po i tërheq gjërat zvarrë", Starmer në

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka komentuar negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa sot po zhvillohet një takim në Stamboll për këtë çështje.

Nga Tirana ku po mbahet samiti Europian, Starmer tha se lideri rus, Vladimir Putin nuk e do seriozisht paqen dhe se ai po i tërheq gjërat zvarrë.

Sipas kreut të qeverisë britanike, nëse të gjitha vendet nuk punojnë bashkë me sanksionet, nuk do të ketë një armëpushim.

“Ajo që pamë dje është një tjetër provë që Putin nuk është serioz dhe nuk i takon paqes dhe tërheq negociatat zvarrë. Duhet të ketë një armëpushim për të qenë të qartë. Nëse nuk veprojmë së bashku me sanksionet, nuk do të ketë armëpushim. Putin nuk e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë. Sot është një mundësi për të punuar me kolegë, për të punuar bashkërisht. Zelensky do të jetë sot këtu”, tha Starmer.

 

Lini një Përgjigje