
Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama u rikthye sot në Kuvend.
Pas fjalimeve të mbajtura prej tyre, në orët e pasdites kur duhet të votoheshin projektligjet, deputetët e opozitës u larguan të gjitha nga salla, përveç deputetit Dashnor Sula.
Në emisionin Now në Euronews Albania Sula tregoi se arsyeja pse qëndroi në Parlament ishte për të bërë detyrë e tij kushtetuese siç “ka bërë që nga 2005”.
“Deputetët e opozitës sa ikën Berisha ikin të gjithë një nga një, nuk marrin pjesë në debate për pr.ligje që janë ë rëndësishme për t’u diskutuar, që është detyrë e opozitës të shohë dhe të diskutojë mangësitë e tyre. U mora me 3 pr. ligje, ajo është detyra me kushtetuese, e kam bërë që nga 2005, rri 5 orë, 7 orë pa lëvizur…Kryeministri është në kushtet e rehatisë, duhet ta pranojmë. Deputetët e tij i ka të gjithë në rresht, urdhrat i votojnë të gjithë. Për mua si e lexoj unë ndoshta mund të ketë pasur zëra brenda mazhorancës për pr.ligje që mund të mos i votojnë ose abstenojnë siç ndodhi edhe sot”, tha Sula.
Lini një Përgjigje