
Dashamir Shehi shprehu shqetësimin e tij lidhur me fenomentin që ka përfshirë shoqërinë shqiptare për t’u pasuruar sa më shpejt.
Shehi tha se pasurimi i një grupi të lidhur me shtetin apo me faktorë të tjerë, ka krijuar disbalanca të mëdha në shoqëri dhe për këtë arsye qytetari i ndershëm është kthyer në minorancë.
“Ka një fenomen. Shoqëria shqiptare është lidhur shumë me lekun. Nëse në atë kohë nuk dinin shumë nga këto punë, ishin të ndërgjegjshëm. Një nëpunës në 90 nuk vidhte. Sot vjedhin të gjitha pa dallim, të majtë apo të djathtë. Pasurimi i një grupi të lidhur me politikën ka bërë që qytetari i ndershëm të jetë minorancë. Të jesh i ndershëm nuk të pranojnë te shtëpia. Të gjesh nëpunës të ndershëm është e vështirë. Të gjesh të ndershëm dhe të zotë është pothuajse e pamundur”, tha Shehi për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje