TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 22:07

Rama hedh në dyert e SPAK emrat e zhytur në afera: Në PS kush del nga rruga, theftë qafën

Shkruar nga Pamfleti

Rama hedh në dyert e SPAK emrat e zhytur në afera: Në PS kush del

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se do i lëshojë të gjithë ata ministra e drejtorë që zhyten në afera. Duke mos marrë asnjë përgjegjësi, ai e bëri edhe një herë të qartë sot se do i hedhë në dyert e SPAK nëse ju del diçka rrugës.

Në emisionin Spotlight në Vizion Plus, kryesocialisti shprehet se ministrave e deputetëve në radhët e tij iu ka kërkuar që të mbajnë ata PS e jo partia ata. Në këtë mënyrë, kryeministri Rama përsërit qëndrimin e tij se përgjegjësia para ligjit është individuale.

Unë nuk lëshoj asnjë. Unë jua kam thënë shumë qartë, në mënyrë të përsëritur, bashkëpunëtorëve të mi, edhe i kam kthyer përgjigje shumë të prerë këtij zërit, se ka patur dhe brenda Partisë Socialiste, se Edi Rama nuk të mban, por të lëshon. I kam thënë, ju jeni këtu, të mbani Partinë Socialiste dhe të më mbani mua. Nuk jam unë dhe Partia Socialiste që t’ju mbajmë juve, nëse juve dilni nga rruga. Dolët nga rruga, thyefshi qafën, nuk është më një çështje e imja dhe e Partisë Socialiste”, tha ai.

Por sa i kënaqur është Rama nga qeverisja e tij?

Nëse mua më vjen tek dera një anketues, dhe më pyet ja m’i kënaqur apo nuk jam i kënaqur me qeverinë… dhe sa i kënaqur jam, unë nuk do t’i them jam shumë i kënaqur. Edhe unë do t’i them nuk jam as i kënaqur, as i pakënaqur. Mendoj që duhet të bëjnë shumë më tepër. Po kjo nuk do të thotë që unë nuk e mbështes qeverinë dhe mendoj që kjo qeveri është zgjedhja më e mirë që kam dhe që kjo qeveri ka bërë gjëra dhe është e vetmja që mund të bëjë gjëra të tjera akoma”, përgjigjet ai.

rama spak ministra

Lini një Përgjigje