Politike 8 Dhjetor 2023, 18:44

Berisha sulmon Kongresin e PS: Rama foli sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave, i lidhur me kartelin Sinaloa në Meksikë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Kongresin e PS: Rama foli sikur kishte kaluar tërë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar Kongresin e PS. Berisha akuzoi Ramën si të lidhur me krimin, kartelin Sinaloa në Meksikë apo edhe me bandat në Durrës apo Elbasan.

Berisha doli në një konferencë me gazetarët teksa në Pallatin e Kongreseve mbahej Kongresi i PS. Ai u shpreh se Rama mbajti fjalim sikur të ishte në efektin e drogës.

Sapo përfundoi fjalën tërkuzë të denjë për Maduron e Venezuelës, Edi Rama i cili u foli shqiptarëve nga satelitët, Albania 1 dhe 2 me zotimin solemn se do të vjedhim më shumë, do tu mashtrojmë më shumë dhe do tu përzëmë më shumë  nga ky vend.

Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, nxënësit, rinia që priste nga ky kuvend, nga ky kongres i partisë së krimit të dëgjonte një fjalë, konstatoj se ata nuk ekzistonin në fjalorin e liderit global të 1 prillit, që mbajti një fjalim sikur kishte kaluar tër natën në efektin e drogave të forta. Sikur ishte ngjitur diku dhe nuk ekzistonin qytetarët, të rinjtë, bizneset, gratë shqiptare, nënat, motrat. Sikur problemi nr 1 i pensionistëve ishte shërbëtori i rremë dixhital që do t’u ofronte Edi Rama.

U ndal gjerësisht te integrimi, proces të cilin ai me lidhjet e tij të tmerrshme të krimit, me Sinaloen e Meksikës, me bandat e Durrësit dhe Elbasanit dhe Olsin e tij dhe Xibrakën, proces të cilin me vjedhjet famozë që jehojnë në Bruksel, djegësit, proces të cilit me Dubai Cityn e tij kërkon të krijojë lavatrixhen më të madhe në Evropë..Këto nuk ekzistojnë për Evropën dhe integrimin. Pra ekziston Greqia”, tha Berisha.