Politike24 Maj 2024, 11:18

Rama ironi me himariotët: Nëse doni prona shkoni tek Vangjel Tavo, nëse doni sherr keni Vangjel Dulen

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironi me himariotët: Nëse doni prona shkoni tek Vangjel Tavo,
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me banorët e Himarës, teksa shpërndau 437 tituj pronësie.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer as ironinë, teksa iu drejtua himariotëve duke thënë se Prefektura do të jetë dera e tyre për çdo problem që do të kenë me pronat. Rama theksoi se kush do pronë të shkojë te Vangjel Tavo, kush do sherr të shkojë te Vangjel Dule.

“4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefektuara dhe prefekti është dera për çdo problem që keni, prefekti ka detyrën për ta zgjidhur këtë çështje.

Nuk keni punë fare ju, vajtët tek Kadastra keni një problem, Vangjeli. Vajtët atje, ju thanë ashtu, Vangjeli. Thashë Vangjel Tavo, nëse do pronë shko te Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen, shko atje.

Do sherr atje, mos na fusni në këto tani, gjithë ky diell të flasim për Vangjel Dulen. Të japim certifikatat se me këto muhabete nuk mbarojmë kurrë”, tha Rama.

 

edi rama himare