Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, duke folur për situatën politike në vend tha se i gjithë pushteti është i përqendruar në duart e Edi Ramës.
Shehi tha se nuk kemi të bëjmë me një çështje Balluku, por me çështjen Rama, sipas tij, fakti që problemi i korrupsionit nuk ka ikur me largimin e minsitrave, kjo tregon që fajtori është Rama.
“Pushteti është përqendruar kaq punë, saqë këto zgjedhjet që kërkoni ju, që duhet të ishin në linjën politike, institucionale, logjike, nuk vlejnë më. Sepse gjithë pushtetin e ka në dorë Edi Rama. Këtë punë e zgjidh Edi Rama, nëse s’ka hall. Por kur ka hall si këtë radhë s’ka si e zgjidh. Sepse këtu s’ka ndonjë çështje Balluku, siç thonë, kjo është çështja Rama. Balluku është një ministre siç ka pasur PS plot. Ju mendoni që po të largohet Balluku hapet ndonjë gropë politike brenda PS? Jo, hiç fare, sepse çështja është e atij, jo e asaj zonjës. Ky është halli i këtij, prandaj s’ka një zgjidhje. Kur ishte e zgjidhshme, a iku kryetari i bashkisë”, tha Shehi në emision “Off the Record” në A2CNN.
Lini një Përgjigje