TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2026, 13:13

“Batoni si zëdhënës i Ramës, njoftoi miratimin e ligjit për të penguar arrestimet e zyrtarëve”

Shkruar nga Pamfleti
“Batoni si zëdhënës i Ramës, njoftoi miratimin e
Baton Haxhiu dhe Edi Rama

Kreu demokrat Sali Berisha, përmes një konference për mediat, tha se Edi Rama po bën gati ligjin për të penguar arrestimet e zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Berisha u shpreh se ky vendim është njoftuar nga Baton Stanishiq, që kreu demokrat etiketon Baton Haxhiun.

Referuar dosjes së SPAK për Belinda Ballukun, Berisha tha se janë 6500 mesazhe, nga të cilat 3800 janë të Edi Ramës. Në këtë kuadër, kreu demokrat tha se Balluku është vetëm shërbëtore e Ramës, pasi autori i vërtetë i aferës është Kryeministri.

Por sipas Berishës dosja më e e tmerrshme është ajo e AKSHI-t.

Është AKSHI me të cilin, Edi Rama plaçkiti nëpërmjet baxhanakut me qindra tendera sekrete në kundërshtim me ligjin, qindra e qindra milionë euro. Jo vetëm kaq, por aty me Ergys Agasin, Mirlindën e AKSHI-t, plaçkitën të dhënat personale të të gjithë shqiptarëve. Vunë në kontroll cilindo shqiptar dhe të huaj që dëshironin.

Urdhëruan marrje peng, u morën peng, u emëruan dhe u shkarkuan ministra, që të gjitha në përputhje me interesat kriminale Rama-Agasi.

Pra, Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen.

Revolta dhe zemërimi i qytetarëve ndaj Edi Ramës po arrin nivelet e revoltës dhe zemërimit të qytetarëve shqiptarë ndaj kultit të Enver Hoxhës, çka do të thotë se do bëhet e papërmbajtshme, çka do të thotë se në mënyrë të pashmangshme do ketë fatin e kultit të tij.

Akoma më skandaloze janë përpjekjet e tij për të ndryshuar ligjet, për të shkelmuar Kushtetutën, për të cilësuar si persona të pa pezullueshëm edhe ata të cilët në seri i pezullon vetë Kushtetuta.

Vetë Kushtetuta ka parashikuar pezullimin e tyre nga Kushtetuta, dhe kur Kushtetuta parashikon pezullimin nga detyra të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të kryetarit të KLSH, të Avokatit të Popullit, parashikon procedurën e shkarkimit të presidentit të Republikës, Edi Rama është i pashpresë, i dështuar.

Asnjë ligj të tillë shqiptarët nuk do e pranojnë.

Tani, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Baton Stanishiq, informon publikon se ka ndërmend të amendojë kodin, në të cilin të shkelmojë me dy këmbë Kushtetutën dhe nenet e saj që garantojnë barazinë para ligjit të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

berisha rama batoni

1 Komente

  1. A
    Antikomunisti

    Sidoqoftë, Batoni do mbahet mend për propagandën e "boleve" që bëri ca ditë më parë, në lidhje me deklaratat e Ramës te Bordi i Paqes! Në fakt ajo ishte simptomë paniku dhe nevoje për të rënë në sy sikur Rama ka këllqe dhe është si "babai i kombit" dhe kujdeset për të gjithë e për gjithshka. Kjo në kushtet kur Babloku është "lakuriq" para popullit, pra i diskretituar nga korrupsioni galopant i qeverisjes së tij, dhe faktin që është lakuriq brenda vendit, pupaci i tij mediatik, Batoni, e shet sikur ka këllqe jashtë shtetit, në bordin e paqes para Trumpit, pra shet sapunin për djath. Sigurisht atje nuk mund të binte në sy siç bën zakonisht, me formën, pra me çitjane dhe atlete, s'e bënte dot. Duhej diçka përmbajtësore. Çfarë të bënte tjetër ai në bordin e paqes që në realitet ngjante më shumë si bord autokratësh? E vetmja gjë që mund të bënte është lutja që i bëri Trumpit a thua se Trumpi ishte kryediktatori botëror i plotfuqishëm që ndërhyn në gjykata dhe e dikton drejtësinë me urdhër. Pse? Sepse Rama atë mentalitet ka, dhe atë bën me drejtësinë këtu. Bën presione sa mundet, dhe pastaj kur s'ka më nga ia mban, paraqet ndryshime ligjore që mos ta pezullojë askush. Ajo deklaratë është edhe në kontekstin e duhur sepse ishte mes autokratëve te bordi i paqes, dhe me shumë gjasë nuk bën shumë përshtypje atje, s'ia vënë re. Trump nuk e vret mendjen fare për broçkullat dhe mufkat që lëshon Rama nëpër takime ndërkombëtare sepse tashmë e di që është një klloun, që më parë e shante, e quajti fatkeqësi botërore nëse Trump do bëhej president, e tashmë i lëpihej për një shtrëngim dore e një foto madje është gati t'i falë edhe ndonjë copë Shqipërie.

    Lini një Përgjigje