Politike16 Tetor 2023, 11:34

Rama pret në tapetin e kuq presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen: Në fokus ekonomia për vendet e Rajonit

Shkruar nga Pamfleti

Rama pret në tapetin e kuq presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen:

Kryeministri Edi Rama ka pritur në tapetin e kuq Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj, Presidentja e KE-së, u shpreh se në fokus të këtij takimi është ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat duan të ecin përpara.

"Ky samit po mbahet për herë të parë dhe kjo gjë përcjell një mesazh të fuqishëm. Një ndër temat kryesore do jetë ekonomia, sepse mund të bëjmë gjithnjë më mirë. Për këtë na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen do të marrin një financim. Është stimul për ata që duan të ecin përpara" tha Von der Leyen.

rama samit von der leyen