TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 10:19

Rama tallet me protestuesit: Delirantë me flamurin të lidhur në fyt dhe qeleshe si certifikatë pastërtie

Shkruar nga Pamfleti
Rama tallet me protestuesit: Delirantë me flamurin të lidhur në
Rama per protesten

Kryeministri e minimizoi atë, teksa theksoi se ndryshe nga çfarë jepet në media apo në rrjetet online, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka një turmë...

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironinë dhe talljet me protestuesit që prej 1 jave i kërkojnë dorëheqjen, ndërsa protestat e nisura në Tiranë tashmë janë shtrirë në qytetet kryesore të vendit, por edhe në disa nga kryeqendrat europiane dhe më gjerë, atje ku jetojnë e punojnë shqiptarët e diasporës.

Në podcastin “Flasim”, Rama i konsideroi ata që protestojnë si flamingo online, që kanë agjendën e tyre dhe nuk e kanë fare as me mjedisin dhe as me zogjtë e Shqipërisë.

Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë”, u shpreh Rama.

Ndryshe nga dita e parë kur nisi protesta që u shfaq një Kryeministër që ishte gati të ulej në bisedime, tashmë Rama ka marrë pozicionin thumbues dhe sulmues ndaj protestuesve, që herë i konsideron si turma 2000 vetëshe dhe herë si turma biodiverse.

Në vijim të komentit të tij mbi protestën, Kryeministri e minimizoi atë, teksa theksoi se ndryshe nga çfarë jepet në media apo në rrjetet online, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka një turmë.

Një turmë shumë biodiverse, që përfshin nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.

Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, edhe pse ai tha se nuk e beson, ndoshta këto që protestojnë nuk duan që në Shqipëri të vijnë turistë.

Janë disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit.

Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë”, tha Rama.

Në vijim Kryeministri u shpreh se 10 vite më parë flamengot vriteshin dhe haheshin.

“10 vite më parë pyjet priteshin dhe kamionët më dru pyjesh vinin nga veriu në jug. 10 vite më parë kur as kur bëhej fjalë për zona të mbrojtura, pasi zonat e mbrojtura ishin tok pa zot. Gjithçka bëhej pre e babëzisë. Çfarë do të kishte ndodhur sikur në këto 20 vite, nuk do ta zgjeronim hartën e zonave të mbrojtura në territorin e Shqipërisë. Shqipëria ka reputacion, dhe mbështetje nga Suedia dhe shtete të tjera. Fakti që nuk e imagjinojmë dot, pavarësisht dallimeve që mund të kemi në aspektet e tjera, që do të merrte kryesimin e Forest Europe, duke marrë stafetën nga Suedia, me bekimin e të gjitha vendeve, me mbështetje të zëshme”, tha ai.

rama protestues flamingo

16 Komente

  1. d
    desi

    Si Rama dhe Berisha erdhen ne pushtet me flamurin. e antikomunistit. Shenin keta Enver Hoxhen. Diktatori qe e mbajti pushtetin 440 vjet. Po keta ca ben ndryshe, njesoj. Berisha 82 vjec, e mban me thonj ate karrige. Ky tjetri pas 22 vjetesh shikoni ca ben, si e si ta mbaj deri ne vdekje. Sot ne 18:00 shiplaken e rradhes.

    1. V
      Veri

      Tallet ky Nudisti hahahaha, Ver Llapa.

    2. ?
      ?

      10 vite më parë pyjet priteshin dhe kamionët më dru pyjesh vinin nga veriu në jug. 10 vite më parë kur as kur bëhej fjalë për zona të mbrojtura, pasi zonat e mbrojtura ishin tok pa zot. Gjithçka bëhej pre e babëzisë. Çfarë do të kishte ndodhur sikur në këto 20 vite, nuk do ta zgjeronim hartën e zonave të mbrojtura në territorin e Shqipërisë. –thotë Rama____________________________Shënim: Ore para 10vitesh qe Rama në pushtet. Harron ky derdimen? Pastaj thotë këto 20 vite kemi zgjeruar hartën,, por ai ka 13 vite në pushtetjo 20? Pse nuk vizitohet ky? Paska ik fare!

      1. G
        Ght

        Pse akoma ky idiot ben podkast? Amon mos e komentoni idiotesine e tij.. Eshte personazh i ngordhur, qe deri ne fund per karrigen e tij, do ti bej dem Shqiperise..

        1. x
          xxx

          Ti me citiane me atlete te bardha e sy te zgurdulluar je me bukur. E shikoni ca komunikimi arrogant ka. Me kujton Maduron para arrestimit. Sa i crnohet pak pushteti shikoni si reagon., shikoni kush na drejton.

          1. E
            E verteta

            Po, midis protestuesve mund te kete edhe delirante. Por, perballe kryedelirantizmit tend te ndyre cdo gje eshte e falshme. Mos u fshih pas "gishtit". Protestohet jo per projektin, jo kundra zhvillimit, por kundra atyre "investitoreve" te fshehur ne guaska off shore. Menyres tende te drejtimit dhe mostransparences se tejskajshme. Protestohet per keqmanaxhimin e prones publike dhe transformimin e saj ne prone private, sipas oreksit tend te momentit. Protestohet per te gjitha padrejtesit dhe korrupsionin galopant te administrates, ketu e 36 vjet. Protestohet per mbrojtjen e prones private dhe garantimin e te drejtes se pronesise si nje prej te drejtave themelore. Lista eshte shume e gjate... Eshte trashe zullumi dhe dukesh i pashprese. Largimi te nderon, e kunderta te zgjat agonine.

            1. m
              mallist

              ca ngjyre ke thithur sot?

              1. P
                Protesta

                Manipulator dhe provokator i ndyre qe ben sikur s’e kupton ku qendron thelbi i protestes duke e relativizuar thjesht tek ceshtja e mjedisit. Nga ana tjeter me nje llogjike infantile do te mbrohet duke perzier Izraelin dhe presidentin Tramp pa asnje lidhje me aresyet madhore te protestes, per t’i bere aleate e ndersyer kunder saj pasi e s’ka byth vete te perballet.

                1. t
                  tani

                  Pas 14 vjetesh kryeminister dhe 23 vjet ne pushtet as e con neper mend te hape krahun. Dmth nje popull i tere ka mbetur peng i psikopatit betonit. Dmth duhet te presim te vdes Berisha dhe Rama, qe te kemi shprese per nje prurje te re nje njeri normal, i pergjegjshem qe ta doje kete vend. Kaq kerkohet. Nuk hap dot tv se te del gogoli. Ik or zoteri se te mbaroj koha o idiot.

                  1. F
                    Fisteku

                    Perse nuk e merr persiper ta zevendesosh she ta heqesh? Ketu shkruan bukur, por, a ke bythe ta heqesh? Hiqe she mos na cani trapin.

                  2. M
                    M

                    Inceneratoret qe i kullufite. AKSHIn me vere 33000 euro. Duranen. Tunelin e Llogarase. Rruget 1 vjecare qe na u prishen te gjitha. Shendetesia ne dite te hallit pa ilace, Arsimi me diploma qe shiten e blihen. Pronat qe po u xhvaten shqiptareve. Administrata me 22000 vete. Bregdeti biznes imobiliar. Krimi ne parlament. etj etj.

                    1. s
                      shoku kopi

                      Me siguri ketij tani i punon vetem "Nuli" se "Faza" ka kohe qe nuk jep as merr. O i gjate i shtremet nese nuk ka problem per ty, atehere si ka mundesi nuk te rri menderja rehat, sa ne nje kazan, ne nje uturak e gjithandej duke bere si llagabere. Nese nuk eshte problem mos u ç'qeteso, se kur te te vije momenti per "Ç'QETESIM" do ta kuptosh qe perfundove si "Bretkosa"..... ta kane treguar ose besoj e ke lexuar..... Ah se nuk na le meraqis, ata azhentet iraniane a erdhen me kendej, apo kane "perfshire" azhente te tjere

                      1. L
                        Lili

                        E di mirë se askush nuk do të merret më me gangsterin,rrugaçin,hajdutin,imoralin, gojë shthururin,pisanjosin,Tradhtarin e Kombit Shqiptar Edi Rama ???????? Prandaj duke e ditur se ditët i ka të numëruara... ulëret kundër lules më të bukur të jetës: Rinisë Shqiptare

                        1. e
                          eda

                          Dil vete nga ajo zyre, qe mos te te nxjerrin zvarre. Kjo eshte ajo qe duhet te besh. Deklaratat e tjera vetem sa te rendojne poziten. Takohemi sot ne 18:00

                          1. K
                            Karma zhuls karma

                            O shkerrdhate.Ca te mbajne pervec flamurit e qeleshes? ate shishen e veres 30.000euro.Ti pisanjos qe flije rrugeve ne Paris pasi te zuri pilka gjize tallesh me njerezit e thjeshte. Karma Ed Rama,Karma do te te ndeshkoje ashtu si sta pret mèndja

                            1. A
                              A. B.

                              Nuk u nxeh kur i thanë në burg, nuk u nxeh kur i thanë diktator, nuk u nxeh kur i thanë hajdut. U bë bishë kur thanë Shqipëria e Shqiptarëve. Ahere e drejtë qënkesh Shqipëria nuk është e Shqiptarëve

                              Lini një Përgjigje