
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka tentuar të justifikojë goditjen që i dha DEA pak ditë më parë. Njësia amerikane kundër drogës injoroi autoritet vendase edhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për të kapur trafikantët. Mirëpo, Çuçi është justifikuar sot në Kuvend. Sipas tij nuk ka zyrë të DEA, pro nja “atashe” pranë SPAK.
“E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, deklaroi Ministri i Brendshëm.
Ndërsa sa i takon numrit të vënë në dispozicion nga kjo agjenci, ministri Çuçi deklaroi se kjo është plotësisht e koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK.
“Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK. Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë”, deklaroi Ministri i Brendshëm.
Hapja e zyrës së DEA në Tiranë Tregon se nuk ka besim te policia apo prokuroria shqiptare. Shumë raporte flasin se grupet kriminale depërtojnë deri në nivele të larta dhe kjo tregon se amerikanët kanë vendosur që të shmangin autoritetet në mbledhjen e informacioneve.