
Unë kam bindje që për sa kohë të jetë Berisha kryetar i opozitës, Edi Rama do të qëndrojë në pushtet.
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar protestën e 3 marsit nga Berisha. Ai ka deklaruar se njerëzit s’mund të ulin qepenat që të vijë Saliu në pushtet.
Sipas tij, qytetarët nuk mund të sakrifikojnë punën për protestat që thërret deputeti “non grata”.
Spahiu theksoi se ai personalisht mendon se kryeministri Rama nuk rrëzohet me votë, por nëse revolucioni dështon, parimisht forcohet pushteti i qeverisë.
“Unë jam pro revolucionit dhe ndaj të njëjtin mendim që Rama nuk do të përmbyset dot me votë, por revolucioni ka dy aspekte negative. E para, nëse revolucioni dështon e djeg kauzën dhe e forcon pushtetin më shumë. E dyta, është që revolucioni ekstremizon qëndrimet politike”, u shpreh Spahiu.
Duke bëri disa kalkulime të thjeshta, Spahiu tha se “revolucioni i premtuar” nga ish-kryeministri Berisha ka dështua pa nisur, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në protesta.
Spahiu tha se Berisha ka përfunduar me 500 protestues përpara Parlamentit, të cilët janë dhe më pak se numri i familjarëve të deputetëve.
“Unë kam bindje që për sa kohë të jetë Berisha kryetar i opozitës, Edi Rama do të qëndrojë në pushtet. Rrëzimi i Edi Ramës mund të vijë vetëm kur të largohet Berisha. Jo se nuk do të vijë Berisha në pushtet, Berisha mund të dojë të bëjë edhe revolucionin, por nuk e realizon dot.
Kur Berisha e shikon që nuk i dalin 1 milion njerëz, sepse deklaroi që do të dalin 1 milion, do dalin 100 mijë. Në momentin kur katandiset me 500 veta para Parlamentit, më pak se numri i familjarëve të deputetëve, më pak se numri i familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, më pak se numri i familjarëve të Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar i PD-së ka 7200 delegatë dhe sikur të dilnin vetëm 4 anëtarë të një familjeve, jo kushërinjtë, 7×4 llogariteni vetë, do arrinte numri i protestuesve nga parlamenti në Kinostudio nëse do të ishin 30 mijë. Problemi është se këtyre nuk u dalin as familjarët e deputetëve dhe ky është tregues se revolucioni ka dështuar pa filluar”, tha Spahiu në “Euro News”.
Lini një Përgjigje