TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2023, 13:15

Berisha nuk u zë besë degëve dhe deputetëve? Zbret në bazë për 3 marsin: Ramën do ta hedhim në kosh!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk u zë besë degëve dhe deputetëve? Zbret në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur në bazë të mobilizojë demokratët për protestën e 3 marsit. Më 11 shkurt ai zbriti në shesh, por protesta nuk dha rezultat. Pjesëmarrja ishte e pakët dhe shumë deputetë e krerë degësh dështuan. Për këtë arsye Berisha ka zbritur në bazë duke zhvilluar turne takimesh. Ai ishte në Tepelenë në mëngjes, ndërsa në darkë u ndal në Gjirokastër.

Do ta përcjellim në koshin e drejtësisë Edi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj propozoj ta vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Nuk duhet të dekurajoheni. Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton”, tha Berisha.

Por edhe se flet ëpr hedhje në kosh dhe rrëzim të qeverisë, duket se Berisha cedon në qëndrimet e tij. më tej në fjalimin që mbajti para demokratëve, ai tha se Rama do largohet me revolucion paqësor.

Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Fuqia e tyre korruptive është dëshmuar më e jashtëzakonshmja që mund të ketë kush. Edi Rama rekruton me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA, ua fut në thes dhe e angazhon kundër opozitës. E angazhon me këshilltarin e tij më personal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Për t’i vendosur gjoba biznesmenëve, që shkojnë deri në 30 milionë euro, të tjerët thonë deri në 50 milionë euro. Duke u thënë se do u heq nga blacklistimi. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik. Pasojat i paguan çdo shqiptar i ndershëm. Ndaj dhe ky zhvillim dhe kjo situatë e ka jetike revolucionin”, tha po ashtu kreu i PD.

berisha meta proteste

Lini një Përgjigje