Politike25 Shkurt 2023, 12:14

Deklaratat e Ahmetajt, Meta: Rama i zhyti ministrat, i nxiste të firmosnin dhe tani i shet

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Ahmetajt, Meta: Rama i zhyti ministrat, i nxiste të firmosnin

Përplasjet mes Edi Ramës dhe Arben Ahmetjat duket se janë kthyer në kredo politike nga opozita.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me qytetarët e Kukësit u ndal te ky konflikt, duke u rreshtuar sërish në krah të ish-ministrit. Nga ana tjetër, Meta ka shfrytëzuar çështjen e inceneratorëve për të sulmuar SPAK. Pak ditë më parë Meta u paraqit në prokurori për të dëshmuar mbi aferën CEZ-DIA dhe tani ka nisur sulmet.

Është dhe një gënjeshtar që tha se mua një udhëtim më kushton 600 mijë lekë të vjetra. Ai vetëm një orë të ngrihet do nja 20 mijë euro, përveç gjithë shpenzimeve të tjera. Dhe nëse qenka vërtet 600 mijë lekë, pse e bllokon ky komision hetimor parlamentar? Sepse ai ka frikë dhe se është koka e korrupsionit, përfshirë edhe atë të inceneratorëve. Ja tha dhe ish-ministri i vet që i zhyti, duke ju thënë firmosni se ju mbroj unë se SPAK-un e kam unë. Dhe tani që nga presioni i fakteve të opozitës ai dëshiron të fitojë sa më shumë kohë për të shtyrë agoninë e vet dhe ata thonë nuk ishim ne kaq të fuqishëm se ajo nuk bëhej pa vendimin e kryeministrit”, tha Meta.

Po sot, ishte Berisha që  sulmoi SPAK duke treguar se tashmë të gjithë janë bërë bashkë kundër reformës.

meta rama ahmetaj