Politike13 Maj 2023, 17:14

Rithemelimi kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po shpërndan legalizime në këmbim të votës

Shkruar nga Pamfleti

Rithemelimi kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po shpërndan

Grupi i Rithemelimit ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici. Në deklaratën e bërë, Rithemelimi akuzon Bicin se është e përfshirë në skandalin e shpërndarjes së legalizimeve në këmbim të votës së qytetarëve.

Në kallëzimin e bërë vetëm një ditë para zgjedhjeve, thuhet se qytetarë të ndryshëm janë telefonuar nga zyrtarë të institucionit që drejton Dallëndyshe Bici, për të marrë legalizimet e pronave të tyre ditën e heshtjes zgjedhore.

Rithemelimi i ka bërë thirrje SPAK-ut që të regjistrojë çështjen dhe të nisë sa më parë hetimin ndaj personave të kallëzuar.  

Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici.

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.

Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi. Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore. Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër”, thuhej në deklaratën e Rithemelimit.

bici rithemelimi spak