Politike13 Maj 2023, 16:31

Tensionohet situata, Xhaçka i përgjigjet Athinës: Beleri është kapur duke blerë vota, respektoni drejtësinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Tensionohet situata, Xhaçka i përgjigjet Athinës: Beleri

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka i është përgjigjur deklaratave të bëra nga MPJ e Greqisë pas vendimit të gjykatës së Vlorës për lënien në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Xhaçka me anë të një postimi në Twitter, i ka kërkuar palës greke që të ruaj qetësinë dhe të mos diskutojë për vendimet që merren nga gjykata shqiptare. Ajo shtoi se fakti se dikush është shtetas grek nuk do të thotë se nuk mund të dënohet në bazë të ligje shqiptare.

Xhaçka theksoi se Beleri është kapur në flagrancë dhe kërkoi që pala greke të mos ushtrojë presion dhe as të mos shpërndaj mesazhe përçarëse.

Nuk e kuptojë se si fakti që dikush është shtetas grek, kjo e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë. Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë grek kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme. Me respekt u bëjmë thirrje miqve tanë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimin e çështjes me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, shkruan Xhaçka.

Ndërkohë më herët kujtojmë se ministria e Jashtme greke e cilëson skandaloz arrestimin dhe mbajtjen në burg të Fredi Belerit. Madje ajo kërcënon se ky akt do të ndikojë në raportet mes dy vendeve.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, njofton ministria greke.

xhaçka beleri arrestimi