TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 12:46

Sali Berisha: Artan Lame së bashku me “hajdutët e tij” ka zhdukur 13 mijë tituj pronash nga Kadastra

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha: Artan Lame së bashku me “hajdutët e tij”  ka
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka deklaruar për mediat se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka vjedhur 13 mijë tituj pronash nga ky institucion.

Ai u shpreh se Lame së bashku me “hajdutët e tij” ka zhdukur 13 mijë titujt me pretendimin se kishte “çrregullime”.

Berisha shtoi se Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital të Kadastrës sepse sipas tij fatmirësisht ka një arkivë për to.

“Edi Rama dhe larot përdorën argument ndaj meje ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave. Në këtë rast shtoj se ishte ky model që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit e rekomandoi edhe për vende të tjera.

Në këtë Kadastër digjitale, Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj pronash me pretendimin se kishte çrregullime. Artan Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital sepse ka një arkivë fatmirësisht”, u shpreh ai.

Artan Lame është shkarkuar nga detyra si drejtor i Kadastrës në shtator.

Këtë post tani e ka marrë Dallëndyshe Bici, e cila më parë ishte në krye të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

 

sali berisha artan lame spak

Lini një Përgjigje