TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 21:30

Salianji: Aksi Librazhd-Prrenjas, simbol i standardit mizerabël të qeverisjes së Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Salianji: Aksi Librazhd-Prrenjas, simbol i standardit mizerabël të
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas bllokimit të akseve që lidhin juglindjen e vendit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe dështim në menaxhimin e infrastrukturës rrugore.

Në rrjetet sociale, Salianji shprehet se problemet e përsëritura në rrugët kombëtare nuk lidhen me kushtet atmosferike, por me atë që ai e cilëson si korrupsion në çdo stinë.

Në shi rrëshqet mali dhe bllokohet. Në borë e bllokon ngrica. Në diell shpërbëhet betoni. Pra, problemi nuk është moti. Problemi është korrupsioni në çdo stinë”, deklaron Salianji.

Ai thekson se akset kombëtare që lidhin juglindjen përbëjnë, sipas tij, “dëshminë më të qartë të dështimit dhe vjedhjes”, duke përmendur konkretisht rrugën Librazhd–Prrenjas, të cilën e cilëson si “simbol të standardit mizerabël të qeverisjes së Edi Ramës”.

Salianji përmend gjithashtu rrugën Qukës–Qafë Plloçë, për të cilën thotë se pas 13 vitesh dhe mbi 300 milionë euro shpenzime, ende nuk është e aksesueshme. Sipas tij, fondet janë rritur për arsye elektorale dhe jo për përmirësim standardi.

Postimi i plotë

Ne shi rrëshqet mali dhe bllokohet. Në borë e bllokon ngrica. Në diell shpërbëhet betoni. Pra, problemi nuk është moti.

Problemi është korrupsioni në çdo stinë.

Akset kombëtare që lidhin juglindjen janë sot dëshmia më e qartë e dështimit dhe vjedhjes.

Rruga Librazhd–Prrenjas është simbol i standardit mizerabël të qeverisjes së Edi Ramës.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pas 13 vitesh dhe mbi 300 milionë eurosh, ende nuk është e aksesueshme. Paratë u shtuan për fushatë, jo për standard. Rruga Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh u ngushtua dhe iu ndryshua projekti për të favorizuar interesa të lidhura me Devoll Hydropower, jo për t’i shërbyer qytetarëve.

Sot, të gjitha janë të bllokuara dhe për asnjërën nuk ka asnjë përgjegjës.

Kjo është braktisje dhe shpërdorim detyre më e pakta!

Është braktisje e qytetarëve të juglindjes.

Është rrezikim i jetës së çdo udhëtari.

Një zonë e tërë është e izoluar, jo nga natyra por nga korrupsioni dhe babëzia.

Në çdo vend me standard europian, një qeveri do të kishte dhënë dorëheqjen.

Në Shqipëri, kjo qeveri duhet larguar!

 

salianji rruget

Lini një Përgjigje