Politike13 Tetor 2023, 12:45

"S’duartrokiti njëherë ekipin", Berisha tregon prapaskenat: Çfarë ndodhi mes Ramës dhe Dukës pas ndeshjes Shqipëri-Çeki

Shkruar nga Pamfleti

"S’duartrokiti njëherë ekipin", Berisha tregon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Çeki, të cilën e konsideroi si më të bukurën e ekipit të kombëtares që ka parë ndonjëherë.

Por Berisha, foli për prapaskenat e sfidës ku Shqipëria fitoi 3-0, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama u nxinte i tëri dhe nuk duartrokiti njëherë ekipin.

Ish kryeministri ngriti dyshime duke thënë se diçka ndodhi mes Ramës dhe Dukës pas ndeshjes, duke u bërë thirrje për ta investiguar, duke shtuar se kjo ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi

“Silvinjo është shkrirë në 1 me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë. Ndeshja në vlerësim tim modest, ishte me bukura e ekipit të kombëtares që kam parë ndonjëherë.

Por nuk ishte vetëm fusha, vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e tifozëve nën himnin e kënduar nga Shkurte Feza por pati edhe momente kaq pikante aq edhe vetë golat e himni.

Aq sa ishte lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bën përçarësit të kombit i cili nxinte sterr.

Rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin sepse shihte ato, përçarësi i kombit. Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës, investigojeni, por them që ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi që edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për të folur kundër Kosovës dhe si vëllai Vuçiçit, apo argati i Beogradit.

I gjithë zhvillimi në stadium, ato janë një simfoni madhështore e një suksesi që unë e quajt të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar dhe fansave tanë që janë absolutisht më patriot më të civilizuar, qytetëruar dhe më të zjarrtë të Evropës. Nëse një ditë Kombëtarja do dalë kampione e Evropës, them që tifozët tanë janë kampionet e Evropës”, tha Berisha.

berisha shqiperi ceki rama duka