TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 15:34

Sekretet e mbledhjes së tensionuar të Edi Ramës për Tiranën

Shkruar nga Pamfleti
Sekretet e mbledhjes së tensionuar të Edi Ramës për
Edi Rama /

Në takimin me drejtuesit e fushatës së Tiranës, kryeministri i dha mesazhet e qarta: Belinda Balluku do të vazhdojë të udhëheqë fushatën, ndërsa njerëzit e Erion Veliajt do të afrohen vetëm në fazën e fundit. Pas heshtjes ndaj SPAK-ut, Rama paralajmëron një kundërsulm politik.

Takimi i Edi Ramës me deputetët dhe drejtuesit e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë nuk ka qenë “këshillim pune” siç u paraqit në media, por një mbledhje strategjike për ruajtjen e kontrollit absolut të Ramës mbi fushatën e kryeqytetit.
Burime nga mbledhja pohojnë se Rama ka dhënë udhëzime të drejtpërdrejta, ka mbyllur diskutimin për përfshirjen e strukturave të Erion Veliajt dhe ka shprehur vendosmërinë për të mbrojtur publikisht Belinda Ballukun përballë akuzave të SPAK.

Në takimin që propaganda e PS-së e quajti “konsultë pune”, Edi Rama dha një mesazh të qartë për të gjithë të pranishmit: askush nuk lëviz nga pozicionet, as në fushatë dhe as në qeveri.
Sipas burimeve të “Pamfletit”, kryeministri hapi mbledhjen me një deklaratë që sqaroi edhe raportet me Erion Veliajn:

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndryshon vetëm një gjë të vogël; njerëzit e Veliajt mund të afrohen më në fund të fushatës, për të dhënë kontributin e tyre politik.”

Në thelb, Rama i bëri të qartë grupit të tij se kontrolli i plotë i fushatës së Tiranës do të mbetet në duart e Belinda Ballukut, e cila është dhe zëvendëskryeministre, duke përjashtuar çdo ndikim nga kampi i Veliajt.
“Belinda do të vazhdojë si drejtuese e fushatës së kryeqytetit, kurdo që të zhvillohen zgjedhjet,” ka thënë Rama, duke i dhënë sinjal të qartë Partisë Socialiste se Veliaj dhe njerëzit e tij do të mbeten në periferi të vendimmarrjes.

Rama mbron publikisht Ballukun: Sulmi ndaj Ballukut është “Agresion ndaj meje dhe PS-së”

Në mbledhje, Rama ka adresuar edhe çështjen e hetimit të SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar “një agresion ndaj Partisë Socialiste”.

“Nuk ka lidhje kjo çështje me Belindën, por është një sulm ndaj nesh, ndaj meje dhe ndaj PS-së. Dhe ne do t’i përgjigjemi qartë e prerë, së bashku,” ka deklaruar Rama, duke lënë të kuptohet se PS do të dalë në mbrojtje të ministres.

Sipas burimeve, Balluku ka folur pas Ramës, duke theksuar se është e qetë dhe e bindur se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, madje ka mbrojtur bashkëpunëtorët dhe qeverinë:

“Kemi vepruar si skuadër, me qëllimin për të mbyllur veprat në kohë,” është shprehur ajo, duke iu referuar punimeve të Tunelit të Llogarasë, për të cilin ka nisur hetimi.

Në vijim, Rama ka njoftuar se PS do të marrë një qëndrim politik për këtë çështje në momentin që SPAK të kërkojë heqje imunitetesh në Parlament:

“Kemi heshtur shumë përballë SPAK, por kjo histori ka mbaruar. Do të themi fjalën tonë fort, duke respektuar drejtësinë, por duke ndaluar denigrimin e qeverisë dhe të veprave që kanë transformuar vendin.”, ka theksuar Kryeministri Rama/Pamfleti

sekretet e mbledhjes edi rama tirana

6 Komente

  1. z
    zen

    Ou po ky qendrim ca ishte?! Nuk e besoj deri ketu.

    1. T
      Tarrasi

      Ketu i paskan ngrene Dardhat te gjithe bashke.

      1. A
        A.K.

        Bashke me Belinden ne rast se vazhdon ta mbrosh duhet te te theresin dhe ty.Kjo pune do rregullohet kur te largoheni,Berisha i pari dhe ti i dyti.Ndryshe shpresa ne kete vend do vdese.

        1. b
          bledi

          Belinda do e marri me vete se s'mund ta mbaj vetem ajo kete barre. Dhe ne mesazhe duket sh qarte se dhe Bela eshte vetem ekzekutore.

          1. N
            Nina

            Keshtu tha dhe per Veliaj, e mbrojti por Veliaj eshte ne Burg. Kjo puna e mbrojtjes nga Rama eshte loja ai e di ku e ka vendin Belinda

            1. n
              nje shqiptar

              terheqshin kembet zvarre pas njeri tjetrit

              Lini një Përgjigje