TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 14:59

Tabaku akuza të forta PS: Qeveria injoron raportet e KLSH, Prokurimet Publike kanë dalë nga binarët

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku akuza të forta PS: Qeveria injoron raportet e KLSH, Prokurimet
Jorida Tabaku

Gjatë fjalës së saj në Parlament, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se sektori i prokurimeve publike ka dalë nga binarët dhe se qeveria po i injoron vazhdimisht raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Për sa kohë që ky sistem do të vazhdojë, për sa kohë që ekonomia do të vazhdojë të jetë e kapur, për aq kohë sa familjet shqiptare e kanë të pamundur të sigurojnë jetesën, për sa kohë dëgjojmë për projekte pas projektesh të cilat tregojnë se korrupsioni i kthyer në sistem e pengon Shqipërinë të zhvillohet.

Për këtë arsye shpresoj shumë që zëri i arsyes që vjen në këtë raport të KLSH-së, por edhe rekomandimet e rezolutës, që fatkeqësisht nuk u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, të kishin sjellë pak edhe në binarët e ligjshmërisë një sektor i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe që ka nevojë t’i thirret arsyes dhe t’i bëhen prokurimet publike, tenderimet, koncesionet një sektor ku ka konkurrencë.

Jam e bindur që për sa kohë që vazhdon kjo qeverisje, nuk do të ketë ndryshim, sepse ndryshimi duhet të vijë nga ata që sot qeverisin, dhe sa kohë raportet e KLSH-së injorohen dhe rezolutat nuk miratohen, do të vijojë kjo status quo,” tha Tabaku.

jorida tabaku raportet e klsh prokurimet publike kanë dalë nga binarët

Lini një Përgjigje