Politike 4 Mars 2024, 16:55

SHBA e ka shpallur “non grata”, Fredi Beleri i kërkon ndihmë ambasadës: Më ndihmoni të betohem, nuk kam vjedhur vota!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA e ka shpallur “non grata”, Fredi Beleri i kërkon

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, duket se ka varur shpresat te ndërkombëtarët që t’i shpëtojë burgut dhe të betohet.

Ai u ka dërguar një letër të hapur ambasadave të BE dhe SHBA ku kërkon ndihmën e tyre. Por çudia qëndron te fakti se amerikanët e kanë shpallur atë “non grata” shumë kohë më parë.

Madje mediat greke akuzojnë SHBA se janë ata që e mbajnë në burg përmes drejtësisë së re. Beleri betohet e stërbetohet se po i bëhet padrejtësi dhe se ai nuk ka vjedhur asnjë votë.

Në letër, Beleri thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundraligjshme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim”. “Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim”, thekson ai. “Nuk besoj qe Ju keni investuar për një drejtësi që i shërben pushtetit politik, dhe për këtë qëllim fsheh falsifikimet e zyrtarëve të drejtësisë”, thekson Beleri.