Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përfshirje në afera të mëdha korruptive dhe për pengim të funksionimit të drejtësisë.
Ish kryeministri ngriti akuza edhe për pasuritë e Ramës, përfshirë banesën e tij në Surrel dhe një pallat në Tiranë, për të cilat ai pretendon se janë ndërtuar me fonde të pajustifikuara dhe në kundërshtim me ligjin.
Ai përmendi gjithashtu kompanin e ndërtimit të vëllezërve Sako, duke i cilësuar si përfitues të tenderave publikë. Kompania 2T eshte kompania e cila ka përfituar tendera për rrugen ne Prrenjas, e cila sot eshte shembur.
“Rama u bë kryeministër me Sarajet e Surrelit, saraje me gjatësi themelesh, 57 metra, 2 herë më të gjata se vila e diktatorit Hoxha të ndërtuara me materiale super të kushtueshme. Me një oborr park 8300 metra katror me ullinj shekullor të shkulur në ullishtet e vendit dhe të implantuar në kopshtin e narko Surrelit.
Erdhi në pushtet me pallatin në pajë të ndërtuar nga kompania e vëllaut të komandantit të gardës, Gramoz Sako. Pallat, i ndërtuar në sheshin e pallateve me leje të kundërligjshme. Por mbi të gjitha nga 5 kate mbi tokë dhe dy nën tokë, për pallatin në pajë nuk ekziston nga familja Rama, nga bashkëshortja apo familjarët e tyre asnjë faturë bankare, financiare, tatimore, doganore, tatimore apo çfarëdolloj. Që të gjitha përfshirë regjistrimin e pronës në emër të kompanisë.
Zonja Rama deklaroi se pallati është ndërtuar me para gjaku, duke implikuar vëllaun e vet, njeri korrekt në vlerësimin tim në emigracion. Por midis burrit të korrupsionit dhe vëllaut, ia ngjeshi vëllaut.
Pallati është vepër e korrupsionit të saj Edi Rama, i cili e ka shpërblyer me dhjetëra tendera që ka ndërtuar pallatin në pajë dhe kompaninë që ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Rama vazhdoi i tërbuar duke plaçkitur fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje