TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 14:16

Shkarkimi i Veliajt/ Cilët janë këshilltarët e PS që miratuan procedurën te Ligjet dhe kush nuk votoi

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt/ Cilët janë këshilltarët e PS që

Komisioni i Çështjeve Ligjore pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës i çeli rrugën shkarkimit të Erion Veliajt nga pozicioni i Kryebashkiakut.

Komisioni formalizoi kërkesën e firmosur nga këshilltarët socialistë, sipas të cilëve Veliaj duhet të shkarkohet si Kryebashkiak, pasi nuk është paraqitur në detyrë për më shumë se 3 muaj.

Projektvendimi i është përcjellë Këshillit Bashkiak, që do të mblidhet në orën 16:00 për të formalizuar, ndoshta me një bashkim votash, shkarkimin e Kryebashkiakut të zgjedhur, Erion Veliaj.

Por kush ishin këshilltarët socialistë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, që votuan pro kërkesës për shkarkimin e Veliajt.

Mësohet se ato janë: Xhilda Kito, Halit Valteri, Endrit Brahimllari, Agim Kraja, Sonila Qato.

Ndërkohë i vetmi nga këshilltarët që nuk ka votuar ishte ai i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari.

1 Komente

  1. E
    Engjell

    Der dje ilepinin kembet .Te ren nga karrigia iu sulen per tia thyer karrigen ne kok Eja radha .

    Lini një Përgjigje