TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2025, 12:03

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Presidentit Begaj vakancën për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Presidentit Begaj vakancën për

Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra si kryetar bashkie, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës.

Në shkresën që mban datën 30 shtator, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka ankimuar në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij, mbetet që ligji të interpretohet, teksa është caktuar relatorja e çështjes, por jo data e shqyrtimit. Sipas afatave që paracakton ligji, Gjykata Kushtetuese ka afat katër muaj për të vendosur seancë shqyrtimi të këtij ankimimi. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Kushtetueses do të përkojë me procedurat e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij.

Sakaq, Presidenti i Republikës ka afat brenda 48 orëve, duke nisur nga sot, për shpalljen e dekretit.

Kështu, së shpejti do të kemi datën e zgjedhjeve të pjesshme për të gjashta bashkitë në vend, të cilat kanë mbetur pa drejtues.

Kujtojmë, se Veliaj u shkarkua zyrtarish nga posti i kryebashkiakut më 25 shtator 2025, me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të Këshillit Bashkiak Tiranë. Arsyeja e shkarkimit e tij vjen për mosprezencë në vendin e punës për tre muaj rresht.

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Presidentit Begaj vakancën për

Lini një Përgjigje