Politike10 Janar 2024, 15:16

Shkarkoi Margaritin pa thënë asnjë fjalë për të, Rama shmanget sërish: Arsyet ja kam shpjeguar presidentit!

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkoi Margaritin pa thënë asnjë fjalë për të,

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për median në përfundim të takimit dyditor informal të qeverisë në Shëngjin, u pyet për shkrirjen e Ministrisë së Kulturës dhe ish-ministren, Elva Margariti, për të cilën nuk tha asnjë fjalë pas shkarkimit të saj.

Lidhur me këtë, Rama tentoi të justifikohej se Ministria e re, nuk u krijua për të shkarkuar Margaritin, por sipas tij, për të krijuar një strukturë të re përtej kufijve të tradicionales.

Ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin, por për të krijuar një strukturë të re. Arsyet janë shtjelluar në relacionin e presidentit dhe ka të bëjë me nevojën për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradicionalë në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë. Pasi janë një sërë sfidash që kërkojnë vëmendje dhe Inovacioni kërkon udhëheqje e orientim të drejtëpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë vetëm një ministri Ekonomie”, tha Rama.

rama margariti