TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2025, 22:34

“Shkoni si cjapi te kasapi”/ Abilekja debat me Nokën për justifikimet e humbjes më 11 maj!

Shkruar nga Pamfleti

“Shkoni si cjapi te kasapi”/ Abilekja debat me Nokën për

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se përgjegjësia e PD-së është që u përfshi në një sistem, për të cilin thotë se nuk bëhen zgjedhje me Ramën dhe shkon pastaj si cjapi te kasapi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj e pyeti Nokën se pas këtyre zhvillimeve, kush është fasada demokratike media apo opozita. Noka kurrsesi nuk pranoi të merrte përgjegjësi dhe shtoi se fajtori ishte Qeveria.

Pjesë nga biseda në studio:

Enton Abilekaj: Unë mendoj se zgjedhjet nuk ishin zgjedhje. Ne e kemi patur zotin Noka këtu disa herë. Kur bënë mosbindje civile, e pyetëm deri ku do të shkojnë. Thanë duhet qeveri teknike, se me Ramën nuk ka zgjedhje. E kemi patur para zgjedhjeve, thamë zgjedhjet janë formalitet. Ne në bazën e njohurive, kemi patur qëndrim që zgjedhje me Ramën nuk ka, ata që i bindën shqiptarët që ka zgjedhje me Ramën, janë këta. Tani na akuzojnë ne se po mbrojmë Ramën. Përgjegjësia juaj është që u përfshitë në një sistem, siç bëni me mediat, që i shani dhe shkoni. Kryeministri i Kosovës i bojkotoi dhe fitoi. Ju thoni nuk bëhen zgjedhje me Ramën dhe shkoni si cjapi te kasapi. Kur humbisni ia vini fajin mediave. Kush është fasada demokratike këtu, media apo opozita?

Flamur Noka: Agresori ka faj në cdo lloj fushe, kudo.

Enton Abilekaj: PD nuk është për të qarë.

Ergys Mërtiri: Ti thua u ndeshëm dhe më rrahën, por… Ti je rrahur 7-0 zotëri. Mirë një gol u bë offside, por për 6 të tjerat.

Flamur Noka: Dua të të them, beteja elektorale nuk ka lidhje me futbollin. Farsa është farsë. Në farsë, autokracia, Putini, Rama, sa ti teket e cakton.

Lini një Përgjigje