Sondazhi, i cili është thjesht një votim i hapur nga lexuesit, sipas parimit “një lexues, një votë”, nxjerr një të dhënë krejt të ndryshme…
Kur e gjithë Amerika publikonte në vitin 2016, se fituese në garën presidenciale ishte Hillary Clinton ndaj Donald Trump, ishte një gazetë e vetme, ‘Los Angelos Times’, e cila hidhte poshtë të gjitha sondazhet e medias amerikane, duke mbrojtur fitoren e manjatit nju jorkez.
Të gjithë e përqeshën këtë sondazh, por në fund ai doli i vërtetë. Kompania Trafalgar, që kishte pajtuar LAT ndoqi një metodologji ndryshe nga sondazhet e vjetra, ku përdornin kampione shabllonë.
Edhe sot në Shqipëri, mediat pranë qeverisë kanë bombarduar opinionin me një sondazh, ku rritet perceptimi ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt me 10 pikë brenda një muaji, ç’ka shkencërisht duket absurde.
Ndërkaq sondazhi i “Pamfleti”-t, i cili është thjesht një votim i hapur nga lexuesit, sipas parimit “një lexues, një votë”, nxjerr një të dhënë krejt të ndryshme.
Sipas këtij sondazhi, 37% votojnë Belind Këlliçin, 33% votojnë Erion Veliajn, 18% janë për një kandidat tjetër e 12% abstenojnë. Ky grup të dhënash është i rëndësishëm, duke parë se pjesa më e madhe e lexuesve të ‘Pamfleti’-t, pra automatikisht atyre që kanë akses më të shpeshtë në të, janë ose të majtë ose anti-Berishë e anti-Meta organikë.
Ndaj mund të thuhet qartë se ky sondazh i Pamfletit, i cili është krejt ndryshe nga ata që janë publikuar më parë, do të shqetësojë shumë kupolën e pushtetit. Pasi perceptimi publik që ata duan të shesin është krejt i ndryshëm. Nuk ka asnjë logjikë normale të mendojë se në këtë gjendje të vështirë ekonomike, psikologjike por edhe kriminale në vend, që njerëzit të jenë aq të lumtur sa të mendojnë se Edi Rama e Erion Veliaj po punonjë shumë mirë.
Natyrisht një sondazh online konsiderohet si i “nxehtë” pasi e dhëna apo përgjigja vjen shpejt e pa u filtruar nga të ashtuquajturët socialogë apo staticienë. Por edhe pse e nxehtë, ajo mund të jetë më bio, e në mos krejt e qëlluar si prceptim mund të sjellë realitetin nga njerëzit.
Në 2016-n kompania Trafalgar që punoi për Los Angelos Times, këtë solli në terren, pra mendimin më direkt të njerëzve, e ja qëlloi në fund. Perceptim që ishte kryekëput mediave të tjera amerikane që tregonin shifra të mëdha pro Hillary Clinton.
E që prej asaj dite askush nuk i beson më sondazheve që bëhen me metodologjinë e vjetër. Ngaqë ata kanë harruar njerëzit, të cilët nuk kanë nevojë të ndahen në target grupe, por duan të shprehen direkt. Siç ka ndodhur në sondazhin e drejtpërsëdrejtë dhe BIO të Pamfletit.
Sepse nëse shikon më me detaje zhvillimet brenda kampit të Erion Veliajt, dallohet qartë shqetësimi dhe paniku që ai ka me situatën, pasi një pjesë e mirë e votuesve socialistë, nuk e honepsin si Lalin, por sidomos njerëzit që rrijnë rrotull tij e që janë kthyer në multimilionerë që jetojnë në luks. Ndaj socialistët nuk e kanë pranuar asnjëherë Veliajn si kandidat të tyre. E faktikisht, si në 2015, si në 2019, e si sot, Veliaj nuk erdhi kurrë si një vullnet politik i votuar në Asamblenë e PS-së të Tiranës. Në 2015, Rama e shpalli në momentin e fundit, në 2019 e sot vjen si rikandidim. E ky realisht është krejt ndryshe nga të gjitha bashkitë e tjera në vend, ku së pari asambletë e PS-së kanë sjellë në kryesi më shumë se 3 propozime së bashku me argumentet. Ndërsa për Tiranën jo vetëm që nuk ka pasur një gjë të tillë sot, por as në 2015-n, kur shumica e PS-së së Tiranës kishte kërkuar Saimir Tahirin si kryebashkiak të kryeqytetit, i cili drejtonte edhe degën e PS-së.
Pra perceptimi për Veliajn nga socialistët nuk se është ulur sot, ai asnjëherë nuk ka qenë mazhorancë, e kjo shikohet fare mirë në sondazh, i cili duket se është shumë afër realitetit. / Pamfleti