
Deputetët që do të kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit kanë sot afatin e fundit për të dorëzuar mandatin në Kuvend. Besjan Ajazi dhe Benet Beci që garojnë nën siglën e PS e dorëzuan sot mandatin ndërsa më parë i dorëzuan edhe Luçiano Boçi me Belind Këlliçin.
Vendin e Benet Becit, që do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës do e zërë Ilir Beqaj, i cili aktualisht është tek Agjencia që merret me ndihmat e donatorëve.
Ndërsa Besjan Ajazi do të kandidojë për bashkinë e Gramshit, do ta zëvendësojë Shkëlqim Bullari.
Mes deputetëve që lanë mandatin janë edhe Luçiano Boçi që kandidon për bashkinë e Elbasanit i cili do të zëvendësohet nga Qani Xhafa. Ndërsa karrigen e Belind Këlliçit që garon për bashkinë e Tiranës do ta zëvendësojë Asllan Dogjani.
Deputeti Zef Hila, i cili doli nga primaret për të përfaqësuar bashkinë e Vaut të Dejës, nuk e ka dorëzuar ende mandatin. Ai pritet të zëvendësohet nga Ludovik Hasan.