Politike27 Mars 2023, 13:03

Skandali me paratë ruse, grupi i auditimit ja faturon sërish Bashës: PD nuk ka marrë gjë, të hetohet ish-kryetari

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me paratë ruse, grupi i auditimit ja faturon sërish

Sali Berisha ja ka faturuar sërish Lulzim Bashës skandalin me lobimet ruse.

Kur inteligjenca amerikane konstatoi se në PD ishin futur mbi 500 mijë dollarë me origjinë ruse, Berisha ngriti një grup auditimi. Sot ky grup ka prezantuar konkluzionet dhe sipas tij, nuk ka pasur pagesa nga kompani ruse.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot para mediave së bashku me kryetaren e grupit të komisionit auditues Ledina Mandia. Kjo e fundit tha se nga PD nuk është marrë asnjë para ruse. Nga ana tjetër ata kanë krkuar të hetohet Basha, teksa kanë shtuar se ai ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të tyre.

Për të bërë verifikimin dhe kontrollin lidhur me përdorimin e parave ruse, akuza që janë dëgjuar shpesh në media, në shtator të vitit 2022 përmes raporteve të CIA-s. Në këtë kuadër pikërisht ishte kryesia që mori një vendim dhe ngarkoi komisionin, për të bërë një audit lidhur me akuzat e bëra ndaj PD se ka lobuar përmes parave ruse. Duhet të merreshin dhe auditë të pavarur financiarë ligjor për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të mbledhur. Në përfundim të vlerësim të dokumentacionit është vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin me vërtetësi ngjarjet ekonomike si më poshtë. Ata vërtetojnë se asgjë nuk  Në lidhje me të ardhurat, shpenzimet, hyrje daljet apo kontratat me palë të treta jashtë vendit. Pagesat e rezultuara dhe të verifikuara nga ana e audituesve rezulton se është –paguar 25 mijë dollarë në favor në ‘Stoning Strategy’ në zbatim të kontratës. Është bërë pagesë 200 mijë dollarë. Nuk ka pasur asnjë lidhje formale me subjektin ‘Binata Trade. Nuk ekziston asnjë burim në lidhje me paratë ruse”, tha Mandia.

berisha basha ruset