Politike 8 Mars 2023, 18:17

Dalja e Alibeajt me kandidatë më vete tremb Berishën, kërcënon Kapllanajn dhe “shkelmon” ftesën për bashkimin e PD

Shkruar nga Pamfleti
Dalja e Alibeajt me kandidatë më vete tremb Berishën,
Sali Berisha sot në Mallakastër

Berisha tregoi nga Mallkastra se është trembur nga disa prej kandidatëve që ka nxjerrë Alibeaj në zgjedhje...

Sali Berisha e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk pranon që PD të shkojë e bashkuar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Këtë pasdite ai ishte në Mallkastër, ku nuk la gjë pa thënë për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Vendimi i Apelit pak ditë më parë ka alarmuar Berishën, i cili duket se tani ndihet i rrezikuar që do të garojë përballë kandidatëve të Alibeajt.

Duke parë veprimet e Alibashës dhe Lulzim Bravës i kam thënë vetes se ku do shkonim ne me këta njerëz. Por labirinthet e shpirtit njerëzor askush nuk mund t’i njohë. Unë jam njeri i besimit. Unë i besoj njeriut dhe mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi. Por ai që sulmon besimin sulmon veten e tij. Rama i ka kapur si skllevër ata dhe ata mendojnë se qytetarët nuk i shohin. Në 32 vite politikë nuk ka pasur kurrë pengje si Brava dhe Alibasha”, tha Berisha.

Më tej ai tregoi se është trembur nga disa prej kandidatëve që ka nxjerrë Alibeaj në zgjedhje. Një ndër ta është Agron Kapllanaj, i cili garon në Mallakastër. Berisha e kërcënoi dhe e sulmoi atë gjatë takimit me të vetët.

I them dy fjalë këtij Kapllan-pallatit. E para njëherë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra e gra, vije dhe hyjë në primare. Asnjë nuk e pengoi. Hajde matu me Remsiun e tjetrin. Ti nënshtroheni vlerësimit tuaj dhe kjo ka marrë fund. Kurrë më kryetari i partisë nuk do caktojë kryetarin e bashkisë dhe deputetin. PD ka bërë gabime, por merita është se i njeh gabimet. Ti Kapllan mos hajde këtu të kërkosh votë se këta do të japin atë që meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano. Je kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës që kanë thyer çdo rekord poshtërimi në politikë. Nuk kanë asgjë të përbashkët me askënd. Janë sekt sikur të kishin lindur në Rilindjen e Ramës”, tha ai.

Alibeaj, pak ditë më parë propozoi ngritjen enjë grupi negocimi me Berishën, që në zgjedhje të shkohet me kandidatë të përbashkët. Por me qëndrimet sot, duket se Saliu ka shkelmuar çdo plan bashkimi. /Pamfleti

berisha kapllanaj alibeaj basha